×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Policia kufitare në Kamenicë po operon pa armë të gjata, veturat i kanë dhuratë nga komuna”

    Insajderi
    23 January 2024 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë të AAK-së, ka thënë se policia kufitare e Kosovës po operon pa armë të gjata.

    Haradinaj këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se policia po kryen detyrat atje me veturat e dhuruara nga komuna, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit”, ka shkruar ai.

    “Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”.

    “Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark