×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia kundër ministres Haxhiu në rastin e Skenderajt: Arsyeton neglizhencën e prokurores dhe mbrojtjes së viktimave

    Insajderi
    07 January 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën rreth orës 13:40 dyshohet se Skender Qerimi kishte vrarë bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt.

    Pesë ditë para se të ndodhte rasti, Lirije Qerimi e kishte raportuar në polici dhunën nga burri i saj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas këtij rasti tragjik kishte reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila kishte thënë se prokurorja kujdestare kishte neglizhuar punën e saj duke kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje” dhe dhunues të mbetit i lirë.

    Sipas Haxhiut edhe mbrojtësja e viktimave kishte neglizhuar punën e saj duke kërkuar që t’i dërgohet me email lënda e rastit në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.

    “Sipas informatave zyrtare, prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti  të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë! Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që të mos ketë tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje pra që dhunuesit të shkojnë prapa grilave, sërish neglizhohen këto raste të ndjeshme. Ndërsa mbrojtësja e viktimave paska kërkuar dërgim me email të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici”, kishte shkruar ministrja Haxhiu.

    Ndaj reagimit të ministrsë Haxhiu, janë kundërpërgjigjur Policia e Kosovës, duke u munduar të arsyejtojnë punën e prokuroresë dhe mrobjtjes së viktimës.

    Sipas Policisë, mbrojtësi i viktimave del në vendin e ngjarjes vetëm kur prokurori udhëzon dhe se në të shumtën e rasteve lënda dërgohet përmes formës elektronike.

    “Mbrojtësi i Viktimave, e cila kishte kërkuarqë lënda të dërgohet në formë elektronike tek e njëjta, pasi e njëjta ka sqaruar se mbrojtësit e viktimave nuk paraqiten në të gjitha rastet në intervista, përjashtuar në disa raste të caktuara, por lëndën hetuesit ua përcjellin në formë elektronike, përveç nëse prokurori udhëzon ndryshe;”, thuhet në njoftimin e policisës.

    Kurse, për prokuroren që e cilësoj rastin si “Dhunën në Familjen” nga Policia thonë se viktima/gruaja kishte deklaruar se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Ndonëse policia me të shkuar në vendin e ngjarjes kishin vërejtur dyshime se në familjen e tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje.

    “Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore ku nga kontakti i parë me viktimën, dëshmitarin dhe të dyshuarin kishin vërejtur dyshime se në familjen e tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje. Edhe përkundër deklarimeve të ankueses se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nuk ishte vërejtur ndonjë shenjë dhune tek e njëjta, njësitë policore kanë shoqëruar të gjitha palët në stacionin policor Skenderaj”

    “Po ashtu hetuesja e dhunës ne familje kishte inkurajuar ankuesen/viktimën që të shkojnë për kontrolle mjekësore por e njëjta nuk kishte pranuar pasi që nuk kishte pasur lëndime apo dhunë fizike. Sipas procedurave të parapara ligjore është kontaktuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të prokurores kujdestare ishte vendosur që rasti të kualifikohet “Dhunë ne Familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovë

    Tutje, sipas Policiës viktima nuk kishte pranuar mbrojtje për shkak të insistimit të djalit të saj edhe pse i ishte prezantuar nga hetuesja e rastit.

    “Ankueses/viktimës iu kishte prezantuar nga hetuesja e rastit mundësia për të ju siguruar urdhrin mbrojtës dhe për tu strehuar në strehimore, ku kërkesa për këtë kishte mbetur ti dërgohet mbrojtësit të viktimës, por me insistimin e djalit të saj (moshës madhore), i cili ka kërkuar nga nëna që të mos largohet nga shtëpia, të mos shkon as tek familjaret e saj (dajët) por as në strehimore, me faktin se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia, pasi do të kujdesen që prindërit mos të kenë më probleme mes vete, e njëjta është pajtuar dhe ka vlerësuar të qëndroj në familje e jo të dërgohet në strehimore”, thuhet më tej./XhenetaUka/Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark