×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia me FSK-në në kërkim të këtij personi të zhdukur, ka një kërkesë për qytetarët

    Insajderi
    07 May 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit, i lindur më 1963-ën, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës, i cili është zhdukur që katër ditë.

    Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, PK-ja ka bërë të ditur se në kërkim të të zhdukurit kanë dalë edhe FSK-ja dhe ekipet emergjente të Prishtinës, raporton Gazeta Insajderi.

    “Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

    “Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark