Insajderi
Lajme

Policia ndalon pesë persona në një veturë me targa serbe, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin

Insajderi
28 December 2025 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia ndalon pesë persona në një veturë me targa serbe, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona të cilët me një veturë me targa serbe që tentuan të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin në fshatin Doberqan, pranë Gjilanit.

Patrulla policore ka ndërhyrë rreth orës 05:50, duke ndaluar veturën ku udhëtonin pesë persona.

“Me datë 28.12.2025 rreth orës 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale. Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në përgjigjen e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark