Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në Deçan, Gjakovë dhe Junik.
Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë lokacione me sipërfaqe 285 hektarë, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tetë persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.
Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt.
Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-së