Insajderi
Lajme

Policia në Pejë sekuestron armë, municion dhe pajisje të tjera, gjashtë të arrestuar

Insajderi
08 June 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në Pejë sekuestron armë, municion dhe pajisje të tjera, gjashtë të arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë fundjavës, në lokacione të ndryshme, janë sekuestruar armë dhe municion.

Sipas komunikatës për media, janë sekuestruar një pistoletë tip “Beretta”, një armë gjuetie tip “Uzumlu”, një pistoletë tip “M57”, një pistoletë tip “TT”, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.

Në lidhje me këto raste, policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark