×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia nuk e gjeti në spital – Kirurgu Isuf Zekaj ndodhet jashtë Kosovës për pushime

    Insajderi
    10 January 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shef i kirurgjisë në spitalin e Vushtrrisë, Isuf Zekaj nuk është gjetur në vendin e punës kur policia zbarkoi për ta arrestuar, së bashku me kolegët e tij, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu. Ai gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit dhe pritet që së shpejti të aterojë në Kosovës për tu dorëzuar. Zekaj po hetohet për marrje ryshfeti gjatë një operacion në spitali e Vushtrrisë, shkruan Insajderi.

    Kirurgu Isuf Zekaj, i cili në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti iu besua pozita e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, po përmendet për një aferë të korrupsionit. Ai po dyshohet se të paktën në dy raste ka marrë para nga pacientët për të kryer operacione.

    Prokuroja e rastit, Fetije Bajrami në një prononcim për Gazetës Insajderi tha se kirurgu Zekaj nuk u gjet në spital kur policia shkoj në spitalin e Vushtrrisë për ta arrestuar.

    Zekaj ndodhet jashtë shteti për pushime, tha prokurorja.

    Tutje, ajo tha se kirurgu është kontaktuar nga spitali për tu paraqitur në polici dhe pritet që së shpejti të niset për në Kosovë. që të dorëzohet.

    “Janë arrestuar dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj dhe ndaj tyre është në përgatitje vendimi për ndalim. Janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës ‘marrje ryshfeti’. Kirurgu i tretë i përfshirë në këtë skandal, Isuf Zekaj, gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit. I njëjtit është kontaktuar me telefon nga drejtuesit e spitalit dhe ka thënë se do të përgatitet që të niset menjëherë për t’u dorëzuar”, ka thënë Prokurorja për Insajderin.

    Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet.

    Paratë nga rreth 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion.

    Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj.

    Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark