×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Suspendohen nga puna kirurgët që u arrestuan për marrje ryshfeti në spitalin e Vushtrrisë

    Insajderi
    10 January 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë suspenduar nga puna tre kirurgët e arrestuar nga Policia e Kosovës për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë. Dy kirurgëve Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu tashmë u janë vënë prangat si të dyshuar për korrupsion ndërsa shef i kirurgjisë Isuf Zekaj nuk është gjetur në vendin e punës, ndodhej në pushim vjetor.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatri. Ajo tha se të tre kirurgët janë suspenduar nga puna deri në njoftim tjetër.

    Tutje, Shatri shtoi se kirurgu Zekaj është thirrur në telefon për t’u dorëzuar në Policinë e Kosovës.

     “Ju njoftojmë se policia e Kosovës po sa e ka arrestuar në Spital, dr. Arsim Latifaj dhe dr. Ekrem Sefiu. Ndërsa dr. Isuf Zekaj është në pushim vjetor për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici. Të njëjtit janë suspenduar nga puna deri ne një njoftimin tjetër”, ka deklaruar Shatri për Insajderin.

    Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Paratë nga rreth 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion.

    Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj.

    Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark