×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia operacion me AKI’në- kapen drogë në vlerë prej rreth 70 mijë eurosh, arrestohen katër persona

    Insajderi
    21 April 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokuroria kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar katër persona dhe kanë konfiskuar substancë narkotike në vlerë prej rreth 70 mijë eurosh.

    Në njoftimin e policisë thuhet se përgjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit S.S. në Grekoc të Suharekës, janë konfiskuar rreth 50 kilogramë marihuanë, para të gatshme, telefona dhe një veturë e tipit BMW.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

     Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600

    Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

     Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

     Një (1) diviar.

     Një (1) veturë,.

     Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.

     Një (1) peshore digjitale.

     Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.

     Një (1) Iphone 12 pro.

     Një (1) telefon Samsung.

     Një (1) telefon Iphone XS .

     Një (1) Telefon Nokia .

     Një (1) veturë BMW”, thuhet në njoftim.

    “Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro)”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark