Insajderi
Lajme

Policia parandalon kontrabandën nga Serbia, sekuestrohen afro 3 mijë litra vaj motorik

Insajderi
20 May 2026 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia parandalon kontrabandën nga Serbia, sekuestrohen afro 3 mijë litra vaj motorik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë në fshatin Herticë të Podujevës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me ç’rast është ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë.

Sipas njoftimit zyrtar, malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës

Personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark