Insajderi
Lajme

Policia për arrestimin e zyrtarëve dhe ish- ministrit: U krye me urdhër të Prokurorisë Speciale

Insajderi
18 December 2025 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia për arrestimin e zyrtarëve dhe ish- ministrit: U krye me urdhër të Prokurorisë Speciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të shtetit të dyshuar për keqpërdorime, përfshirë edhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli.

Sipas tij arrestimet kanë ndodhur për keqpërdorim të detyrës duke kryer shpronësime.

Ndërkaq, Policia ka dhënë detaje duke thënë se aksioni është zhvilluar në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Speciale, dhe janë shoqëruar për intervistim disa persona.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me AKI-në dhe urdhër të PSRK-së, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin i cili po trajtohet nga DHKEK-ja, në bashkëpunim me akterët e tjerë, janë shoqëruar për intervistim disa persona. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim të Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark