Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për informata që do ndihmonin në identifikimin e saj.
Sipas policisë e dyshuara është përfshirë në një vjedhje.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën Vjedhje”, thuhet në njoftim.