Policia publikon fotot, po kërkon këta dy persona, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia publikon fotot, po kërkon këta dy persona, kjo është arsyeja

    Insajderi
    27 October 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës është duke kërkuar dy persona për shkak të një vjedhje të kryer me 31 janar të këtij viti.

    Policia ka publikuar fotografitë e dy të kërkuarve të cilët i kishin vjedhur një qytetari 6000 euro nga xhepi.

    “Në atë rast disa të dyshuar nga një qytetar vjedhin nga xhepi para rreth 6000 (gjashtë mijë) euro dhe largohen. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:
    Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :
    -“Vjedhje e rëndë”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    • 029 244 740- Stacioni Policor Prizren” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark