Insajderi
Lajme

Policia rrethon vendin ku ndodhi sulmi me armë ndaj një personi në Aktash

Insajderi
03 September 2024 - 15:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia rrethon vendin ku ndodhi sulmi me armë ndaj një personi në Aktash
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lagjja Aktash në kryeqytet nuk po gjenë qetësi. Pas gjuajtjes me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, të shtëna u dëgjuan edhe sot (e martë). Kësaj radhe një qytetar shihej teksa e sulmonte me armë zjarri një punëtor të Extrem Pizza-s.

Policia tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes, të njëjtit e kanë rrethuar atë hapësirë.

Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia për të kuptuar se pse erdhi deri tek ky incident, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark