Insajderi
Lajme

Policia sekuestron 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra në Prishtinë-një i arrestuar për shitje të mjeteve tek të miturit

Insajderi
28 November 2025 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia sekuestron 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra në Prishtinë-një i arrestuar për shitje të mjeteve tek të miturit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar për shitje të mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek persona të mitur.

Aksioni policor u realizua pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës së Stacionit Policor “Qendra”, të cilat mundësuan identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të kryer, policia gjeti dhe sekuestroi 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark