×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia serbe ndalon këshilltaren politike të Kurtit, Ardita Sinanin

    Insajderi
    07 August 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë  se sot, rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, është ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë.

    Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza. Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin”, ka shkruajtu ajo.

    Tutje Sinani ka thënë se mbase arsyeja e vërtetë është angazhimi i saj politik.

    “Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky rast, sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve. E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë”, ka shkruar ajo. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark