Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim një person në Podujevë, ia publikon foton- dyshohet për grabitje në tentativë

Insajderi
15 December 2025 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim një person në Podujevë, ia publikon foton- dyshohet për grabitje në tentativë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor i Podujevës, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “grabitje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari lidhet me një rast të ndodhur më 11 gusht 2025, në një pompë derivatesh në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar, autoritetet kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, t’i ndajnë ato me autoritetet kompetente, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetin është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark