Insajderi
Lajme

Policia shpallë në kërkim pesë persona, dy prej tyre nga Shqipëria- kërkohen për kultivim të kanabisit

Insajderi
11 August 2024 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpallë në kërkim pesë persona, dy prej tyre nga Shqipëria- kërkohen për kultivim të kanabisit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona. Tre nga ta janë shtetas të Kosovës nga Klina, ndërsa dy të tjerë shtetas të Shqiëprisë.

Siç thuhet në njoftimin e PK’së, ata dyshohet të kenë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Njoftimi i plotë i PK’së:

KËRKOHEN NGA POLICIA

Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:

Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu

Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]

Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.

Personat që kërkohen janë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark