Insajderi
Lajme

Policia shqiptare gjen drogë në banesën e drejtorit të burgut, një i arrestuar dhe katër në kërkim

Insajderi
20 March 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shqiptare gjen drogë në banesën e drejtorit të burgut, një i arrestuar dhe katër në kërkim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar në fshatin Kurtaj, në Peqin, ku u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në pronësi të familjes Hasa, ku përfshihet edhe drejtori i burgut të Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 1,105 vazo me bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivimin e tyre, raporton A2CNN.

Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Një ditë më parë, Bilal Hasa u vetëdorëzua në polici, u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë. Ai ka deklaruar se ambienti është në pronësi të vëllait të tij, Romario Hasa, dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark