×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Policia shqiptare në aksion: Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi/ Video

    Insajderi
    30 March 2024 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në Shkodër është zhvilluar një aksion antidrogë.

    Si rezultat janë sekuestruar 37,336 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, një automjet, një traktor dhe gjëra që i shërbenin veprimtarisë.

    Është bërë identifikimi i dy autorëve të dyshuar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

    “Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Luarza 1’”, shkruhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark