×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik

    Insajderi
    29 March 2024 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se ka shqiptuar 1357 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

    Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

    “ Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

     Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

     Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës,”, njofton policia.

    “Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit “Këmbësorë” ka shqiptuar trembëdhjetë (13) gjoba për këmbësoret që janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuar për këmbësor dhe gjoba për ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorët në vendkalimet për këmbësor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark