×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia thotë se po e “riorganizon” praninë në veri

    Insajderi
    13 June 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.

    Siç raporton REL-i, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se bëhet fjalë për “riorganizim” të pranisë së tyre.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës lidhur me këtë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Krejt kjo ndodhi pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ku u arrestua Milun Milenkovic- Llune, krimineli serb i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe KFOR-it.

    Më pas, në drejtim të veriut u panë duke shkuar trupa të KFOR-it. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark