Insajderi
Lajme

Policia zbulon 13 kg tritol në Sarandë

Insajderi
06 May 2016 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Sarandës ka gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje rreth 13 KG lëndë plasëse të llojit “tritol” në një sipërfaqe toke pa pronar.

Zbulimi është bërë në lagjen numër 4 të qytetit të ekstremit jugor, e njohur ndryshe si “Baba Rexhepi”.

Në një sipërfaqe toke të gërmuar është gjetur një sasi lënde plasëse me peshë totale prej 12.9 kilogramë, e gjitha e mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe, njofton Top Channel.

Autoritetet policore lokale saktësojnë se, lënda shpërthyese është e llojit tritol dhe ishte ndarë në 63 kallëpe, me peshë 200 gramë secila.

Edhe pse nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi eksplozivi është gjetur në një tokë pa pronarë, po punohet për zbulimin dhe kapjen e poseduesve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark