×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia zbulon një rast kontrabandimi në Leposaviq, këto janë mallrat u konfiskuan

    Insajderi
    21 December 2023 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka marr informatë se në veri në një lokacion në Leposaviq kanë hasur në një depo të një supermarketi në të cilin dyshohet se ka mallra pa dokumente përkatëse.

    Lidhur me këtë për shkak  të dyshimit  se është kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ” është njoftuar Njësiti Anti-kontraband nga Dogana e Kosovës të cilët kan dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e supermarketit, pronë e të dyshuarës me  iniciale (G.T,) janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës provat si në vijim:

    -93 pako cigare me nga 25 boksa  të llojit Marlboro, LM, Ëinston, Davidov.

    -71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 copë.

    -28 pako -Limenka Tuborg x 24 copë.

    -58 pako alkool Vranac x 6 copë.

    -27 pako Alkool Rubin x 6 copë.

    -45 pako birra zajeqar x 24 copë.

    Për vlerën e cigareve dhe pijet alkoolike të sekuestruara presim konfirmimin zyrtar nga dogana e Kosovës.

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se e  dyshuara me iniciale (G.T,) dyshohet se ka kryer veprën penale:

    “Tregti e Ndaluar”

    Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet që të intervistohet me datë 22.12.2023 në prezencë të Avokatit mbrojtës.

    Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark