×
  • Lajme
  • Lajme

    “Porsshe, Audi A7… e mijëra euro”- çka iu sekuestrua vëllëzërve Gashi që dyshohen për plantacion droge e pastaj kërcënuan Prokurorin

    Insajderi
    27 November 2024 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh që vëllëzërve Gashi të arrestuar në hetimin për plantacion droge në Klinë, operacioni “Mirusha” u është konfiskuar deri tash një sasi e konsiderueshme pasurie e luajtshme. Atyre pritet që të u sekuestrohen edhe shtëpitë e arat. Pos tjerash, ata dyshohet se kërcënuan Prokurorin që i hetoi, Ersan Qavolli.

    Gazeta Insajderi

    Një operacion i madh anti-droge u bë këtë vit. Mori emrin “Mirusha”.

    Në këtë operacion Proluroria Themelore në Pejë shkatërroi grupin që dyshohet se mbolli një arë të madhe me kanabis.

    Gazeta Insajderi pati sjell detaje ekskluzive të këtij rasti.

    Më vonë, personat kryesor të këtij grupi, vëllëzërit Gzim, Faik dhe Selim Gashi, me dosje të madhe kriminale, dyshohet se kërrcënuan edhe Zëvëndëskryeprokueorin që i hetoi e ua shkatërroi plantacioni, Ersan Qavolli.

    Një operacion i gjerë ishte organizuar. Javë më vonë pas kërcënimit ndaj Prokurorit Qavolli, ata u kapën.

    Tash, telashet ndaj tyre s’kanë të ndalur.

    Insajderi merr vesh që deri tash u është sekuestruar një pasuri e madhe e luajtshme.

    Sipas burimve të Insajderit, atyre u është konfiskuar: një veturë e maskës Suzuki, një Golf 3, një Audi A7 dhe madje edhe një Porsche Panamera.

    Bashkë me këtë pasuri, u sekuestrua edhe shuma prej 17 mijë eurosh.

    Kundër tyre Prokuroria do të vazhdoj hetimin e identifikimin e pasurisë. Pritet që të u konfiskohen edhe shtëpitë e arat, që dyshohet se u përfituan me vepër penale. / Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark