Marco Paoloni ka qenë protagonist i një prej skandaleve të basteve që shpërthyer në futbollin italian në dekadën e parë të viteve 2000. Ish-portieri i Ternanës, Askolit, Kremonezes dhe Beneventos, ishte një nga ata që u arrestuan nga policia në vitin 2011 për përfshirjen në skandalin e manipulimeve të rezultateve sportive.
Ai u pezullua me katër vite, edhe pse asokohe deklaronte se nuk kishte gisht në këto çështje.
Por tani, ai ka zbuluar në emisionin “Avanti Popolo” në “Rai Tre” se bastet e lojtarëve nuk janë gjë e re në futbollin italian.
“Në të kaluarën kam vënë bast bashkë me lojtarë të cilët luajnë ende në Serinë A, ashtu si edhe me të tjerë që e kanë lënë futbollin dhe tani mbulojnë role të rëndësishme në federatë.
Nuk shkoja vërdallë me regjistrues, por i kam provat. Më kritikonin në gazeta, por ata ishin të të parët”, tha Paoloni.