Insajderi
Insporti

Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe u shkaktoi nervozë lojtarëve të Kosovës

Insajderi
27 September 2026 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe u shkaktoi nervozë lojtarëve të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një skenë jo fort e zakonshme është parë në fund të ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës, ku vendasit triumfuan 3:1 në kuadër të UEFA Nations League.

Pak minuta para fundit, pasi Edon Zhegrova shënoi nga pika e bardhë për Kosovën dhe e ngushtoi epërsinë e Austrisë në 3:1, vëmendja u zhvendos për disa çaste te portieri austriak Christian Zawieschitzky.

19-vjeçari, i cili po debutonte me kombëtaren e Austrisë, e mori topin pas golit dhe bëri një veprim që shkaktoi reagime te futbollistët kosovarë: në vend që ta vendoste topin në qendër të fushës për rifillimin e shpejtë të lojës, ai e futi atë nën fanellë dhe e mbajti për disa çaste.

Lojtarët e Kosovës iu afruan portierit duke kërkuar që topi t’u dorëzohej sa më shpejt, pasi synonin ta rifillonin lojën pa humbur kohë.

Situata solli protesta nga futbollistët kosovarë, ndërsa Zawieschitzky vazhdoi ta mbante topin për pak çaste, duke e shtyrë rifillimin e ndeshjes.

Episodi erdhi në një moment kur Kosova po kërkonte të shfrytëzonte minutat e mbetura për të shënuar edhe një gol tjetër, ndonëse Austria kishte krijuar një epërsi të konsiderueshme prej 3-1. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark