Portieri shqiptar i Bolognas, Marko Molla ka qenë protagonist në videon e fundit të postuar nga shoku i tij i skuadrës Skorupski në Instagram.
Në storyn e postuar shihet 19-vjeçari shqiptar që zhytet së bashku me shokët e skuadrës në një pellg me ujë që ishte formuar nga reshjet dendura të shiut në fushën stërvitore.
Ky veprim i portierit ka vërtetuar dhe një herë harmoninë mes shokëve të skuadrës tek Bologna, të cilët vendosën që dhe kushtet atmosferike ti kthejnë në favorin e tyre.