×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Portugalia furnizohet vetëm me energji të ripërtërishme

    Insajderi
    19 May 2016 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portugalia ka mbajtur dritat ndezur duke u bazuar vetëm në energji të ripërtërishme për katër ditë radhazi duke vënë kështu një rekord të ri në vend.

    I gjithë konsumi i energjisë për 107 orë u bazua në energjinë e fituar nga sistemet solare, hidrocentralet dhe nga era.

    Por, një trend i tillë ka filluar të shpërndahet në të gjithë Evropën. Vitin e kaluar ka qenë në Danimarkë e sivjet në Portugali.  Gadishulli Iberik është burim i mirë i energjisë së ripërtirtshme dhe energji nga era, ka thënë një zyrtar, njofton The Guardian./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark