×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Portugalia kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës, Zvicra e mbyll aventurën në Katar

    Insajderi
    06 December 2022 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar Kampionati Botëror për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën. Dy shqiptarët e Zvicrës kanë pasur vështirësi për të shfaqur shumë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Portugalia dominoi plotësisht në fushë dhe me fitore të thellë, 6:1, avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

    Ishte kjo ndeshja e fundit e një të tetës së finales, që u zhvillua të martën mbrëma në “Lusail Stadium”.

    Portugalia luan me Marokun në çerekfinale, më 10 dhjetor.

    Goncalo Ramos ka udhëhequr Portugalinë drejt fitores së thellë. Ai shënoi “hat-trick” në ndeshjen me helvetikët. Ishte tregolëshi i parë në Kupën e Botës në Katar dhe i 53-ti në histori të ngjarjes.

    Ramos shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Ishte supergol, me goditje nga pozitë shumë e vështirë. Ai shënoi gol tjetër në minutën e 51-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 67-të. Pepe shënoi për 2:0 në minutën e 33-të, ndërsa Raphael Guerreiro shtoi gol tjetër në minutën e 55-të. Fare në fund realizoi edhe Rafael Leao.

    Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Manuel Akanji në minutën e 58-të. Kështu vazhdon pritja e gjatë e Zvicrës për paraqitje në çerekfinale. Shaqiri e Xhaka kompletuan ndeshjen, kurse nw fund u aktivizua edhe Ardon Jashari, pwr tw cilin wshtw debutim nw Kupwn e Botws.

    Portugalia ka zënë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira dhe synon të shkojë deri në fund.

    Cristiano Ronaldo është lënë në stol në ndeshjen ndaj Zvicrës. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, pasi tifozët thirrën disa herë emrin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark