×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Poshtrimi nga Gadafi deri tek afera “Zdravo”- Si ia huqi Mimoza Kusari në politikë?

    Insajderi
    12 July 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari–Lila, kohë pas kohe ka arritur të bëhet kryetemë në Kosovë me huqjet e saj në politikë. Si u poshtërua nga Gadafi sa ishte pjesë e AKR-së? Pjesë gati e secilës parti! Aderime të një pas njëshme. Madje ndaj saj ishte ngritur edhe aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E krejt në fund përgjimet e publikuara të Mimoza KusariLilës, duke komunikuar me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiç, shkruan Insajderi.

    Poshtrimi nga Gadafi:

    E rikthejmë në memorie një vizitë të Behgjet Pacollit me një “delegacion” të madh prej 128 vetash, në vitin 2010 në Libi, e cila ende udhëhiqej nga diktatori Gaddafi, një kolonel i shkolluar në Jugosllavi. Një vizitë në kontinentin e nxehtë afrikan ku udhëtimi që ishte sponsorizuar nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i kishte dërguar rreth 130 veta në Tripoli. Më saktësisht atje kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës.

    Por, jo gjithçka kishte shkuar si duhet. Diktatori libian botërisht njihej për teket e tij. Ai i kishte kërkuar delegacionit që të vallëzojnë pandërprerë. Pas kthimit nga Tripoli pjesëmarrësit e “pelegrinazhit” në Libi kishin zbuluar detaje të udhëtimit të famshëm.

    Me të arritur, Gadafi i kishte urdhëruar ata që të këndonin dhe të kërcenin. Kur ata u lodhën dhe u ndalën, u qortuan nga një ndihmës. Më vonë koloneli i mirë u tha se mund të ndalonin, para se t’i linte për të shtuar se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa liderët e tyre vazhdojnë të mbesin kukulla të Amerikës. Me këtë kosovarët e poshtëruar u kthyen në shtëpi”, shkruante Economist.

    E që në Kosovë, i gjithë vallëzimi identifikohej me Mimoza Kusari –Lilën, pavarësisht se atje Pacollin e shoqëronin pothuaj të gjithë këshilltarët e tij. Kusari -Lila disa herë është detyruar të japë shpjegime rreth vallëzimit të famshëm në Libi me muzikë të Shkëlzen Jetishit.

    Pjesë e gati secilës parti politike / Aderimet e Mimoza Kusari – Lilës:

    Mimoza Kusari – Lila ka pothuajse 20 vite në politikë. Kusari – Lila ka qenë pjesë e gati secilës parti politike në Kosovë. Ajo ka qenë anëtare e AKR-së, ka qenë anëtare e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka bashkëpunuar me PDK-në.

    Kusari ka qenë po ashtu Zëvendës-Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Thaçi II për tri vjet (2011-2013).

    Madje Kusari ka qenë edhe kryetare e Gjakovës për një mandat të plotë.

    Dhe tash është shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Aktakuza ndaj Mimoza Kusarit / “Afera e Hidrocentraleve”:

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së gjatë vitit 2020, ishte akuzuar edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në vitin 2020 kishte ngritur aktakuzë ndaj, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi, Nenad Rashiq si dhe 15 persova të tjerë, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Aktakuza kishte të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzoheshin se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga Limaku.

    “Afera Zdravo” / Përgjimet e publikuara të Mimoza Kusari Lilës, duke komunikuar me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiç:

    Shefes së Grupit Paralamentar të VV-së Mimoza Kusari Lilës, së fundmi i janë publikuar disa përgjime nga Gazeta Nacionale, dhe sipas tyre këto përgjime janë bërë në qershor të vitit të kaluar.

    Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

    Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta.

    Ka vazhduar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

    Sllavko Simiqi i kishte thënë Kusarit se do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ndërkohë qqë ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë me Radojiçiqin.

    Nacionale ka publikuar pjesën e tretë të një audio-përgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, që komunikon me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiç.

    Në këtë inçizim deputetja Kusari-Lila, ankohet te Sllavko se Ramush Haradinaj po i fryen listat e veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, ajo e quan Uran Ismailin ‘’Idiot Patetik’’ dhe e pyet Sllavkon “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu?”.

    Kusari i shpreh Simiqit keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.

    Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.

    “Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark