×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Postimi më i poshtër i mundshëm”, ish-deputetja i reagon Brestovcit për bërllogun pas iftarit të mbrëmshëm

    Insajderi
    17 March 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili i ka reaguar ashpër Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovcit.

    I njëjti pati disa kritika ndaj një organizatori të iftarit të mbrëmshëm, ku sipas tij hapsirat publike janë lënë në gjendje të keqe pas këtij aktiviteti.

    Pas paralajmërimit të tij se organizatori do të pasojë gjobë nese dhe do të futet në listën e zesë, ish-deputetja Ismaili u shpreh se është një nga postimet ‘më të poshtër të mundshëm që mund ta ketë bërë ndonjëherë pushteti lokal’.

    “Nëse nuk ndani mendim me mua, ju lus ta shikoni postimin më të poshtër të mundshëm që mund ta ketë bërë ndonjëherë një pushtet lokal, një pushtet kryeqyteti. Këtu poshtë në këtë postim është fytyra e komunës time, komunës suaj”, u shpreh ajo.

    Ismaili ka bërë të ditur për opinonin publik se edhe ajo ka qenë pjesëmarrëse në këtë iftar.

    Ajo tutje ka thënë se iu ka treguar familjarëve se si nënat vraponin për të mbledhur bukë.

    “Kur u ktheva kisha çfarë t’u tregoja fëmijëve të mi dhe familjarëve tjerë më pas. Është një nga ato momente për të cilat të lidhet diçka në lukth e të shtrëngon fyti. Nëna kryefamiljare që nuk lënin as kafshatë buke pa mbledhur në çantat e veta për t’i ngrënë mbase për syfyr apo për ditën e rradhës kur nuk gjejnë bukën e gojës”, u shpreh ajo.

    Gjithashtu ajo i është kundërpërgjigjur Komunë së Prishtinës, duke iu thënë se djemtë e ogranizimit janë përkujdesur që sheshi të mbetej i pastër.

    “Pos kutive ku ishte vendosur ushqimi veç e veç dhe thelbave të hurmave, pothuajse nuk mbeti gjë. Djemtë e organizimit u përkujdesën që edhe ato të mblidheshin në qese dhe që sheshi të mbetej i pastër”.

    Ish-deputetja ka kritikuar Komunën e Prishtinës që nuk ka sjellur ambrella apo ndonjë shtator.

    “Po imagjinoja sa bukur do të ishte sikur Komuna e Prishtinës të reagonte me efikasitet e të sillte ndonjë shator, apo fundja edhe ambrella. Kështu pa protokoll, pa tendera, pa burokraci. Sa bukur do të ishte sikur të kishte humanizim të institucionit. Pak njerëzillëk me pak spontanitet, në befasi të këndshme për të pranishmit”, u shpreh ajo.

    Sipas saj ata që e duan më së paku Prishtinën janë kryetari i komunës dhe drejtoria e shërmbimeve publike.

    “Por me gjasë ata që më së paku e duan Prishtinën e qytetarin e Prishtinës janë pikërisht ata që marrin rroga për t’a dashur dhe për t’a trajtuar Prishtinën – kryetari i komunës dhe drejtoria e shërbimeve publike”, thuhet në reagimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark