Këngëtari kosovar Visar Shala, i njohur si Skivi në botën e shoëbizit, ka reaguar për vrasjen e shokut të tij, Albert Krasniqit.
Skivi përmes një postimi në llogarin e tij në instagram ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.
Tutje, ai tha se Alberti i kishte qëndruar reperit kosovar afër në momentet më të vështira.
Më poshtë gjeni reagimin e tij.
“Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe 🤍”.