Ndonëse ka shkruar vetëm një fjali, nuk ka mundur që atë ta finalizoi pa gabime drejtshkrimore. Në vend se ta shkruante perçarje, Istrefi e ka shkruar përqarje.
Por, ku e shehë ajo përçarje në “analizën” e saj për rastin e Nojzit.
Duket se ajo beson se arrestimi i një prej qindra këngëtareve mund të shkaktoi përçarje mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Deri më tash askush nuk e ka vërejtur këtë rrezik kaq të madh.
Megjithatë, Era nuk ka qenë e vetmja që ka bërë postim të pavend nga estrada. Ka qenë edhe Tayna që ka bërë një postim qesharak.
“Pranoi sukseset e tjetrit”, ka shkruar ajo duke iu referuar arrestimit të Nojzit, përkundër faktit që reperi është i arrestuar për dhunë dhe askush nga prokurorët nuk ka qenë reper në të kaluarën për ta xhelozuar suksesin e Nojzit.
Reperi i famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kishte rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.
Edhe pse Noizy e dinte se ishte shpallur në kërkrim, ai sërish iu drejtua lokalit të natës ku kishte mbyllur datën e koncertit të radhës.
Noizy akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax-it në Kosovë, kanë nisur.