×
  • Lajme
  • Insajderi

    Postoi video në TikTok duke vozitur, Policia e dënon 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

    Insajderi
    09 July 2023 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

    Shoferi në fjalë e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti,  kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë  dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h .

    Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

    Ndaj  kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark