×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pozë para një mezeje modeste- Gërvalla dhe Avdyli dalin me analistë, ky i fundit e bën një ngatërresë me analistin Krenar Shala

    Insajderi
    26 December 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri një i diplomacisë, Donika Gërvalla, është parë me anëtarë të saj të partisë dhe analistë me qëndrime pro-pushtetit.

    Në mesin e tyre ka qenë edhe deputeti nga radhët e listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli dhe analisti Krenar Shala, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fotografia është shpërndarë në ‘Instagram’ nga Avdyli, teksa ky i fundit ka ngatërruar mbiemrin e Shalës, duke e bërë Gashi.

    Bashkë me Shalën, prezent është parë edhe Gazmir Rraci, analist po ashtu me qëndrime të përafërta me pushtetin.

    Nuk dihet se me ç’rast ka ndodhur kjo mbledhi, teksa Gërvalla dhe pjesëmarrësit kanë pozuar para një meze modeste, pa pije alkoolike përreth. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark