×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Praga i jep ultimatum Moskës

    Insajderi
    21 April 2021 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Republika e Çekisë i ka dhënë ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Rusia deri në mesditën e datës 22 prill.

    Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jakub Kulhanek, u tha gazetarëve më 21 prill se Rusia ka afat deri “nesër në 12:00 për të lejuar kthimin përsëri në Ambasadën Çeke në Moskë të të gjithë diplomatëve të dëbuar”.

    Në të kundërtën, ai paralajmëroi se Praga mund të dëbojë më shumë diplomatë rusë.

    “Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do të shkurtoj numrin e stafit të Ambasadës ruse në Pragë kështu që do të korrespondonte me situatën aktuale në ambasadën çeke në Moskë”, tha Kulhanek.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se Praga duhet t’i përdorë ultimatumet për komunikim brenda NATO-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark