
Ceremonia prestigjioze e çmimeve kinematografike, “Oscars”, shquhet për festën e përvitshme pas përfundimit të ngjarjes.
Dhjetëra yje mblidhen në festën e “Vanity Fair”, e cila shoqërohet me ecje në tapet të kuq e më pas shumë ushqim, muzikë dhe vallëzim, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse Rita Ora nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo ishte pikërisht në festën e “Vanity Fair”, ku shkëlqeu me pamjen e saj.
Ajo ka publikuar pamje nga momenti kur zgjohet nga gjumi, fillon dhe bëhet gati, e deri te nisja për të shkuar në event.
Ylli shqiptar me famë botërore veshi një fustan ngjyrë vjollcë të punuar nga Prada, me flokët valë-valë të lëshuara mbi sup dhe një grim të lehtë që vë në pah sytë e saj