×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidentja Osmani reagon pas bllokimit të udhëtarëve nga Serbia: Njeriu përgjegjës për këtë është Vuçiq

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të udhëtarëve nga Serbia në pikat kufitare.

    Ajo ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

    Personi përgjegjës për këtë, Osmani thotë se është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Ajo i ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

    “Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark