Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë në Dragash dhe në Prishtinë.
Nga ora 10:00 do të jetë në Dragash nga ku do të merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore në këtë komunë.
Më pas, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku do të merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.
Ky manifestim ka moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” dhe do të mbahet nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.
Agjenda e tij është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.