Insajderi
Lajme

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova ia ka borxh Hashim Thaçit

Insajderi
09 September 2026 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova ia ka borxh Hashim Thaçit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur kërkesën e tij që Hashim Thaçi të rikthehet në pozitën e presidentit të Kosovës, pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj ka thënë se beson se Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen nga akuzat.

Deputeti i Aleancës ka thënë se do t’i bënte nder Kosovës që Thaçi të rikthehej në postin e presidentit, duke theksuar se atij i është ndërprerë mandati nga Gjykata Speciale.

“Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se një veprim i tillë do të ishte dëshmi e një vetëdijeje të madhe kombëtare nga Kosova, shoqëria dhe institucionet e saj.

Haradinaj ka shtuar se beson se shumë deputetë të Kuvendit do ta votonin Thaçin për president të vendit.

“Thaçi është marrë nga institucioni i Presidencës së vendit. Kthimi i tij në këtë post, do të ishte një dëshmi se ne dimë t’i bëjmë disa veprime në përputhje me interesin kombëtar”, ka thënë Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark