“Prekje të grave”, “sjell të huaj nga Maroku”- Hoxha nga Vushtrria denoncon një hoxhë në Prishtinë për ‘rukje ilegale’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prekje të grave”, “sjell të huaj nga Maroku”- Hoxha nga Vushtrria denoncon një hoxhë në Prishtinë për ‘rukje ilegale’

    Insajderi
    06 April 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxha Besfort Maxhuni nga Vushtrria ka denoncuar një hoxhë në Prishtinë, pa përmendur emrin, për rukje ilegale.

    Maxhuni këtë e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se ka dëgjuar një rast real në kryeqytet ku “një hoxhë I diplomuar në vendet arabe” bën prekje dhe muhabet të papranueshëm me gra, shkruan Insajderi.

    Hoxha Maxhuni ka pretenduar për hoxhën në fjalë edhe se sjellë të huaj nga Maroku për trajtimin e grave.

    Rast real – Prishtinë, vera e kaluar. Më janë rrëfyer me fakte e prova raste nga familjarë të ndryshëm: Një hoxhë i diplomuar në vendet arabe, ushtron rukje në mënyrë të ndaluar: Izolohet me gra pa mahrem në dhoma të errëta. Prekje dhe muhabet të papranueshme. . Sjell të huaj nga Maroku për të “trajtuar” gratë tona. Punëson gra jo-mahrem si sekretare. Përdor libra të hoxhallarëve të ndershëm për t’u reklamuar”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark