Presidenti i Armenisë: Përse OSBE bashkëpunoi me Kosovën, dhe jo me Artsakh-un - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Armenisë: Përse OSBE bashkëpunoi me Kosovën, dhe jo me Artsakh-un

    Insajderi
    28 February 2017 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan ka tërhequr një paralele mes Kosovës dhe Republikës së panjohur të Arsakhut, e cila është nën udhëheqjen e separatistëve armen por nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, si shtet.

    Sargsyan, gjatë një takimi në Bruksel me përfaqësueses të Organizatës Ndërkombëtare të Paqes “Carnegie Endowment”, ka shtruar pyetjen se përse Kosova ka marrë ndihmë nga misioni i OSBE-së, ndërsa Republika e Artsakh-ut nuk është ndihmuar në proceset e saj, shkruan agjencia e lajmeve Armenpress.

    “Ashtu si në të gjithë botën demokratike, njerëzit e Naghorno-Karabakh kanë çdo të drejtë të gëzojnë të gjitha liritë universale dhe themelore. Njerëzit e Artsakhut e dinë më mirë se kushdo tjetër se cfarë do të thotë liria, sepse ata e paguajtën atë me gjakun e bijve të tyre”, ka thënë presidenti armen Sargsyan.

    “Unë shoh se të gjithë që jeni mbledhur këtu jeni ekspertë të dukshëm. Nëse ka mekanizma alternativ të qeverisjes dhe vetë-organizimit për shtete të panjohura, do të isha mirënjohës nëse ju do të na tregonit. Është e vështirë t’jua shpjegojmë kolegëve tanë në Artsakh pse shteti i panjohur i Kosovës mund të bashkëpunojë me OSBE/ODHIR-in dhe të formojë institucionet e saj qeveritare në mënyrë demokratike, derisa disa njerëz mendojnë se njerëzit e Artsakh-ut nuk mund ta bëjnë”, tha ai.

    “Edhe pse Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u mbështetur buxhetin e OSBE-së ne jemi pjesë e atij procesi. Unë jam mendoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë Artsakh-un në proceset e saj demokratike”, u shpreh Serzh Sargsyan.

    Rajoni i Naghorno-Karabakh është një territor i kontestuar nga Azerbajxhani dhe Armenia. Kombet e Bashkuara besojnë se ky territor i përket Azerbajxhanit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark