Në zemër të Prishtinës është hapur rrjeti i famshëm amerikan i picerive, Famous Famiglia, i themeluar nga familja shqiptare, Kolaj.
Hapjen e kësaj pike në kryeqytetin e Kosovës, që është e para në Evropë, është konsideruar si vlerë e madhe dhe reflektim i dashurisë së familjes Kolaj për vendin, të cilin nuk e harruan përkundër emigrimit shumë kohë më parë, për të realizuar ëndrrën amerikane e për t’u kthyer në vendlindjen e prindërve.
Ky lajm i madh nuk ka mundur të kalojë pa u vërejtur nga ish – presidenti historik i SHBA-ve, Bill Clinton.
Njeriu i pavarësisë së Kosovës i ka dërguar një letër familjes Kolaj duke e përgëzuar për hapjen e pikës së parë në Evropë të rrjetit të restoranteve, Famous Famiglia.
Në letrën e dërguar nga presidenti Bill Clinton për familjen Kolaj, familja shqiptare konsiderohet si vlerë e lartë e punës dhe përkushtimit.
Letra e plotë e ish presidentit, Bill Clinton, për familjen Kolaj:
“Jam i ngazëllyer që të ju përgëzoj për hapjen e pikës së parë evropiane të Famous Famiglia në Prishtinë, Kosovë. Familja juaj është lartësim i vlerave të punës së madhe dhe përkushtimit dhe arritjet tuaja janë testament i fuqisë së arritur nga ‘Ëndrra Amerikane’. Ju përgëzoj për përpjekjen tuaj të fundit dhe ju dërgoj urimet më të mira për sukses edhe më të madh në vazhdimësi. Sinqerisht, Bill Clinton”, shkruan në letrën e nënshkruar personalisht nga ish – presidenti Clinton, dërguar familjes Kolaj, themeluese e rrjetit të picerive, Famous Familiga.
Në një ambient frymëzues dhe me picën më të mirë amerikane e me shumë histori prapa, Famous Famiglia është atraksioni i ri i picës më trendi amerikane në Prishtinë.