Insajderi
Lajme

Presidenti çek, Zeman: Kam qenë gjithmonë kundër njohjës së Kosovës

Insajderi
19 April 2016 - 17:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Çekisë Milos Zeman, ka përsëritur qëndrimin kundër pavarësisë Kosovës.

Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër njohjes, por sipas tij, kryediplomati çek Karel Shwarzenberg e kishte detyruar qeverinë çeke ta pranojë shtetin e Kosovës.

Shefi i shtetit çek ka deklaruar se ka protestuar kur ish-shefi i diplomacisë Karel Shëarzenberg e kishte detyruar qeverinë ta njohë pavarësinë e Kosovës në maj të vitit 2008.

“Unë gjithmonë kam qenë kundër pavarësisë së Kosovës” ka thënë Zeman, përcjell agjencia MIA.

Më pas ai ka thënë se në shenjë proteste ka refuzuar ta emërojë ambasadorin e Çekisë në Kosovë dhe ka refuzuar të takohet me ambasadoren e Kosovës në Pragë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark