×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti francez i dhuron Ismail Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

    Insajderi
    30 May 2016 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

    Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

    Është një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.

    Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një kokteji për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark