×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i Ballkanit: As në ëndrrat më të mira se kam menduar se do t’i fitojmë dy trofetë

    Insajderi
    22 May 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit.

    Pasi e siguroi titullin e tretë radhazi të kampionit, suharekasit triumfuan pas penalltive ndaj Prishtinës në finale të Kupës.

    E ndeshja deri në fundin e penalltive ishte jashtëzakonisht dramatike.

    Pas fitimit të trofeut të Kupës, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi tha se do të synohet Liga e Evropës.

    “As në ëndrrat më të mira se kam menduar se do t’i fitojmë dy trofetë përnjëherë. Tash e kemi festë, dy tri ditë do të pushojmë. Me trajnerin natyrisht do të vazhdohet. Do të mundohemi sa më shumë, synim e kemi Ligën e Evropës”, tha Kabashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark