×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i Dukagjinit nuk duron më – hedh dyshime në një skenar të përbashkët “Gjilani – FFK”

    Insajderi
    05 February 2022 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i KF Dukagjinit të Klinës, Fabian Veseli ka reaguar në lidhje me ndeshjen e zhvilluar SC Gjilani – Dukagjini (2:1) në kuadër të Kupës së Kosovës, që u zhvillua sot, shkruan Insporti.com.

    Presidenti Veseli nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka hedhur mllefin e tij për gjërat që ndodhën në ndeshje, në veçanti ka shprehur pa kënaqësinë e tij me vendimet e gjyqtarit kryesor Dardan Çaka.

    Në këtë shkrim, ai ka hedhur dyshimet e tij për ndërprerjen e transmetimit direkt të ndeshjes për 18 minuta.

    Sipas Veselit, gjyqtari nga Vushtrria, Çaka është mësuar që për dhjetë minuta të përfundojë punë, pasi ekzistonte një skenar që nga rredhja e lojës nuk mund të realizohej.

    Në fund të shkrimit, numri një i klubit nga Klina ka shkruar se nuk kanë harruar as Kupën e Finales sezonit të kaluar, dëmtimet e një pas njëshme që I bëhen skuadrës së tij dhe se Dukagjini kur flet duhet të përgatiten për “tërmet”.

    Kjo është hera e parë pas shumë kohë që Veseli reagon në këtë mënyrë, pasi deri më tani klubi që ai drejton ka marëdhënie të shkëlqyera me presidentin Agim Ademi dhe FFK-në.

    Në këtë vit do të mbahen zgjedhjet për kryetar të ri të FFK-së dhe pritet që Ademi përsëri të jetë kandidat për të parin e FFK-së.

    Sipas burimeve të “Insportit” ai tashmë ka filluar mledhjen e nënshkrimeve të delegatëve.

    Po ashtu, nga ky sezon është parë një ndryshim i marrëdhënieve të Agim Ademit dhe klubit të Gjilanit.

    https://insporti.com/ffk-ja-i-jep-tender-pronarit-te-sc-gjilanit/

    “Insporti” ka raportuar për tenderët e fituar nga presidenti i Gjilanit, Florim Zuka nga FFK.

    Zuka përmes kompanisë së tij “SH.P.K TALI” ka kryer disa punë në qendrën nacionale të futbollit që FFK po e ndërton.

    Përveç Veselit, ankesa në ndarjen e drejtësisë kishte edhe trajneri i skuadrës Armend Dallku pas ndeshjes.

    This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_3-758x419.png

    Dardan Çaka ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes. Ai përjashtoi sulmuesin e Dukagjinit, Stefan Nikolic, i cili mori dy kartonë të verdhë. Të parin për një ndërhyrje, ndërsa të dytin për shkak të mos përfilljes së thirrjes nga ana e Çakës.

    Kompania që bënë transmetimin e BKT Superligës së Kosovës “Art-Motion” ka sqaruar arysen e ndërprerjes së transmetimit përmes drejtorit të futbollit, Arlind Sadiku, i cili ka folur për “Gazetën Olle”.

    “Ndeshja është zhvilluar në një stadium ku Art Motion nuk transmeton ndeshje. Vetëm njëherë me parë kemi transmetuar nga aty. Ai stadium nuk ofron kushtet për të transmetuar ndeshje futbolli, por Art Motion për shkak të interesimit të madh ka bërë të pamundurën që të transmetojë për abonuesit e vetë këtë takim”.

    “Kemi pasur probleme teknike dhe për disa minuta ndeshja nuk ka qenë në transmetim”. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark