Insajderi
Biznes

Presidenti i Kinës, më i hapur për importe dhe marrëveshje tregtare

Insajderi
05 November 2020 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidenti i Kinës, më i hapur për importe dhe marrëveshje tregtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se vendi i tij do të importojë mallra me vlerë mbi 22 trilionë dollarë, gjatë dekadës së ardhshme.

Ai bëri thirrje për një qasje më konstruktive ndaj një ekonomie të hapur globale dhe kritikoi “proteksionizmin”.

Xi tha se Kina do t’i përshpejtojë përpjekjet për të rihapur ekonominë, pas vendosjes nën kontroll të pandemisë COVID-19.

Kina është e vetmja ekonomi e madhe që rritet këtë vit.

“Ekonomia kineze po rritet në mënyrë të vazhdueshme, siç dëshmohet nga rritja në tre çerekët e parë”, tha Xi.

Xi i bëri komentet në një video-paraqitje në një forum në Shangai.

“Kina është tregu më i madh në botë me potencialin më të madh”, tha ai.

Xi po ashtu bëri thirrje për një qasje më bashkëpunuese ndaj tregtisë ndërkombëtare.

“Të gjitha vendet duhet të bashkohen për t’i trajtuar bashkërisht rreziqet dhe sfidat, për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin dhe për të përqafuar një hapje më të madhe”, tha presidenti kinez./rel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark