×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i klubit të madh shqiptar fton futbollistët në mbledhje

    Insajderi
    19 July 2022 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fund të stërvitjes së djeshme, në “Skënder Halili” ka mbërritur presidenti Refik Halili.

    Numri një i klubit, pasi ka takuar stafin, ka diskutuar gjerë e gjatë zyrtarët e skuadrës. Më pas ai ka zhvilluar një takim të gjatë me ekipin në fushën e lojës.

    Halili foli për të motivuar skuadrën në prag të sfidës me Zrinjskin. Lojtarët kanë dëgjuar me vëmendje presidentin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe premio në rast kualifikimi.

    Nga ana tjetër, Halili ka folur gjatë me stafin bardheblu.

    Ai ka dëgjuar të gjithë para një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Tirana duhet të kualifikohet në turin e tretë.

    Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka ngelur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës në dy sfidat e Champions-it dhe kërkon që bardheblutë të tregojnë veten në fushën e lojës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark